Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, monumenti NEWBORN sot ka marrë pamje të re që është punuar mjaft bukur për këtë 10-të Vjetor, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.
Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë./Indeksonline/

Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi