Numërimi i votave me kusht dhe atyre me post nuk është bërë e mundur që të nis as sot.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info Burim Ahmetaj, koorinator në Qendrën e Numërimit dhr Rezultateve.
“Kemi ardhur në fazën afër kompletimit të regjistrimit të votuesve me kusht në bazën e të dhënave me qëllim të verifikimit dhe krahasimit me votues të rregullt dhe pastaj mund të dimë nëse një votues me kusht e ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar vetëm një herë apo ka më shumë se një herë. Nëse pas verifikimit dhe pas krahasim gjendet se një votues me kusht ka votuar më shumë se njëherë atëherë vota e tij do të refuzohet. Jemi afër kompletimit mirëpo para se të bëjmë verifikimin dhe krahasimin duhet të bëjmë të gjitha kontrollet e mundshme para se të fillojmë numërimin”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka bërë të ditur se numërimi do të filloj prej komunës më të madhe për të vazhduar pastaj me komunat e tjera./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1604454472952972/
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...