Policia rajonale e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër për 6 orë do të jetë e mbyllur rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë tek vendi i quajtur “gryka e Kaçanikut”.
Mësohet se njëra korsi e kësaj rruge është jashtë funksionit për shkak të shembjes të dheut në atë pjesë.
“Ju njoftojmë se Ministria e Infrastrukturës, me datë 31.03.2015,nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do ta mbyllë rrugën nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë, në Grykën e Kaçanikut, me qëllim të largimit të erodimeve, pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se gjatë kohës derisa janë duke uekzekutuar punimet në hapjen e rrugës, Policia e Kosovës do të merret me menaxhimin e trafikut, duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj./arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...