Në Bruksel nesër pritet të mblidhet Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së ku do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.
Këshilli i BE-së pritet të përsërisë pikëpamjen e tij se Kosova duhet të tërheq tarifat për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, ky Këshill do të diskutojë edhe për ndryshimin e mandatit të FSK-së i cili sipas tyre duhet të ndryshohet vetëm në bazë të Kushtetutës.
Në takimin e fundit për këtë vit, ministrat e BE-së do flasin për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Edhe pse nuk është zyrtare, ‘Tanjug’ raporton se ministrat do të fokusohen në gjendjen e Bosnje e Hercegovinë pas zgjedhjeve, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin si dhe për zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.
Në Këshillin e BE-së, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë të angazhuar në një punë ‘jashtëzakonisht të vështirë’ për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
BE thotë se dialogu kërkon lidership dhe unitet nga të dyja palët.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...