Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se nesër France Campus organizon panairin e 7-të universiteteve franceze në Universitetin e Prishtinës, në katin e parë të Fakultetit Filologjik.
Sipas njoftimti, përfaqësues të shumë universiteteve nga e gjithë Franca do të jenë të pranishëm për të prezantuar institucionet e tyre dhe për të diskutuar lidhur me studimet në këtë vend, shkruan Arbresh.info.
Ambasada bën të ditur se panairi do të fillojë në orën 10:00 në amfiteatrin “Idriz Ajeti” me fjalimin e ambasadorit të Francës, Olivier Guérot dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu.
“Paralelisht me Panairin, nga ora 11:00 deri në orën 12h15, do të zhvillohen prezantime rreth shpalosjes së mundësive për të studiuar në Francë dhe mobiliteteve në kuadër të programit Erasmus +.”, thuhet në njoftim.
Të njejtën ditë, më 29 tetor në orën 15:30 në amfiteatrin kryesor të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, në kampusin e tij Riverside, Campus France organizon një prezantim të universiteteve franceze dhe mundësive për të studuiar në Francë
“Pas prezantimit, të interesuarit do të mund të shkëmbejnë mendime me përfaqësuesit e ndryshëm të pranishëm për të folur për programet që ju interesojnë më shumë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...