Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër, më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë).
Në këtë afat provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.
“Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.
Kandidatët po ashtu njoftohen se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë kandidati apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.
MAShTI ka ftuar të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrat e testimit dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit dhe administratorët, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në frymën e barazisë për të gjithë pjesëmarrësit./Arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...