Nesër Podujeva do të mbajë mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunal aty ku pritet të betohen këshilltarët e rinj të Kuvendit të Podujevës si dhe kryetari i rizgjedhur, Shpejtim Bulliqi.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për medie e Komunës së Podujevës të cilët kanë bërë të ditur se kjo mbledhje inauguruese do të nisë nga ora 10 e 30 minuta.
“Ju njoftojmë se të hënën më 1 dhjetor 2025 do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Podujevës. Në këtë mbledhje do të bëhet betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës dhe betimi i kryetarit të Komunës së Podujevës. Mbledhja inauguruese fillon në orën 10:30 dhe mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës’, thuhet në njoftim.
Ditë më parë KQZ-ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit për kuvende komunale, përjashtuar këtu komunën e Istogut për të cilën u tha se është ende aktive një ankesë.
Ndërsa, shpejtim Bulliqi u rizgjodh kryetar i Podujevës në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 12 tetor.
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...