Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, duke filluar nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren.
Aksioni do të zhvillohet në lokacionin e tregut të automjeteve, si dhe në hapësirat përreth këtij lokacioni.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i legjislacionit në fuqi, parandalimi dhe ndëshkimi i shitjes ilegale, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe i çdo veprimtarie tjetër që bie në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet përkatëse.
Ftohen qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.
Institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj shkelësve.
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...
Kosova me fanella të kaltra kundër Turqisë, FFK publikon vid...
KFOR-i stërvitet me forcat zvicërane
“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkoh...
Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshj...