Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë diagnostikuar nëntë raste të reja me virusin HIV-AIDS.
Kështu thotë për arbresh.info Murat Mehmeti, shef i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Gjatë këtij gjashtëmujori janë nëntë raste aktive me virusin HIV -AIDS, ndërsa vetëm një pacient është i shtrirë në Klinikën Infektive, të tjerët e marrin terapinë në mënyrë ambullantore”, deklaron Mehmeti.
Ai thotë se, mosha më e prekur nga ky virus është mosha e re, kryesisht 20-24 vjeç.
Sipas tij, mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus është që ta njohim partnerin seksual nëse vuan nga ndonjë sëmundje, dhe të ketë sa më pak partner seksual.
“Të përdoren masat mbrojtëse sepse çdo mosrespektim i këtyre masave mund të shkoj deri në infektim”, shton ai.
Procedura për kryerjen e analizave për HIV bëhet përmes Klinikës Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndryshe, në Kosovë rasti i parë me virusin HIV është regjistruar 34 vjet më parë.
Virusi HIV vazhdon të jetë problemi global shëndetësor i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka marrë gati 33 milionë jetë deri më tani, kurse 38 milionë persona jetojnë me të.
Falë terapisë dhe trajtimit efektiv, infeksioni me HIV është bërë gjendje kronike më e menaxhueshme. Ky virus, sulmon sistemin imunitar dhe e dobëson mbrojtjen e njerëzve kundër shumë infeksioneve dhe disa llojeve të kanceri./Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...