Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos komentojë deklaratat dhe akuzat e fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani.
I pyetur nga gazetarët për këto akuza, Kurti nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë, duke u shprehur shkurt: “Duhet të shkojmë në Ferizaj”.
Ndryshe, gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe opozitës.
Osmani pretendon se Kurti ka qëndruar për orë të tëra në takime të mbyllura me Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajcak, ndërsa sipas saj, askush nuk është informuar për përmbajtjen e bisedimeve.
“Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di. Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar. A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë? Kurrë…”, tha Osmani gjatë tubimit në Prishtinë, transmeton Infokus.
LEXO EDHE:
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail