Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në Facebook ka ftuar edhe njëherë LDK-në që të iu rikthehet tavolinës së bisedimeve për krijimin e koalicionit dhe të qeverisë mes këtyre dy subjekteve politike.
Ajo ka njoftuar se gjatë ditës së sotme VV ka dërguar tek presidenti propozimin e saj për kryeministër, Albin Kurtin.Nagavci shton se proceset dhe institucionet nuk munden të mbeten pezull, prandaj duhet sa më parë të ndodh formimi i qeverisë.
Ky është shkrimi i saj i plotë:
Albin Kurti, personi më i votuar në zgjedhjet parlamentare, është i mandatuari për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sot dërguam dhe formalisht propozimin e LV! si fituese e zgjedhjeve.Tani më nuk ka dhe shumë kohë, 15 ditë nga nesër Albin Kurti duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Nuk mund të presim në pafundësi, nuk mund të rrezikojmë miratimin e buxhetit e krijimin e situatave të vështira financiare në qindra mijëra familje e as të bllokojmë krijimin e institucioneve.
/arbresh.info/
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...