Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2025, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëqenies për të gjithë.
Në një mesazh për qytetarët, Bogujevci shprehu dëshirën që viti që po vjen të sjellë shëndet, paqe dhe një rrugëtim të mbarë për çdo individ, bashkë me familjet e tyre.
Postimi i plotë:
Gëzuar 2025!
Uroj që vitin që po e presim të jetë i mbushur me mirësi, solidaritet, shëndet dhe rrugëtim të mbarë për gjithësecilin, bashkë me familjet tuaja të dashtuna, qytetarë të vendit tonë.
Për 2025, gjithashtu uroj që do të marrim më shumë lajme të mira globalisht, pa luftëra, pa barbarizëm njerëzor, më shumë humanitet, sidomos ndaj fëmijëve dhe se do të ja dalim më mirë si njerëzim kur kemi mirësi ndaj njëri-tjetrit e sidomos ndaj Tokës tonë të përbashkët.
Duke u ndjerë me fat për familjen që kemi: urime nga unë, Mathias dhe Juliani ynë i vogël./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...