Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mbajti një konferencë për media para stacionit qendror të Policisë, ku tregoi se njëri nga anëtarët e tij u kërcënua, duke aluduar së këtë e bëri njëra nga partitë kundërshtare në garë.
Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, për Gazetën Express, ka thënë se të gjithë shtabit zgjedhor të partisë së tij në Prishtinë po u vinë kërcënime.
“Dikush po i kërcënon anëtarët e shtabit zgjedhor të Selim Pacollit. Ne presim që ata të kërkojnë falje”, ka thënë Matoshi, duke mos dhënë më shumë detaje se nga kush saktësisht po i vinë kërcënimet ekipit të Pacollit.
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës u ka kërkuar organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin e kërcënimit të anëtarit të AKR-së. Pacolli tha se “kushdo që ka punë mund të më drejtohet mua dhe jo qytetarëve”.
Ndërsa, ai ka lënë të kuptohet se kërcënimet kanë ardhur nga njëra prej partive në garë për kryeqytetin.
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...