Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.
Sipas policisë, rreth orës 05:10, një qytetar ka njoftuar se, ndërsa punonte si recepsionist, një person i maskuar e ka kërcënuar me armë dhe i ka grabitur një shumë parash.
I dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente të Policisë së Kosovës.
“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...