Vitin që lamë pas mbi 1 mijë persona u identifikuan duke keqpërdor energjinë elektrike për disa orë, shkruan arbresh.info.
Kështu ka thënë Luan Morina, drejtor i departamentit të energjisë në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në diskutimin publik të komisionit për Zhvillim ekonomik.
“Për fat në keq konsumatorëve në Kosovë u lejohet shfrytëzimi i energjisë elektrike pa e paguar atë, gjatë vitit 2018 janë identifikuar 1 mijë e 139 raste recidiviste të shfrytëzimit të energjisë elektrike ne mënyrë të paautorizuar”, ka thënë Morina.
Ai ka kërkuar ndihmë nga Kuvendi për gjetjen e një zgjidhje. “ Ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës të na ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje për këtë problem, në kërkojmë që t’u ndalohet rikyqja”, ka shtuar ai.
E kryesuesi i këtij diskutimi, Dardan Sejdiu e ka konsideruar këtë numër të vogël në krahasim më numrin e plotë të konsumatorëve.
“ Po thoni që aktualisht keni afër 600 mijë konsumatorë dhe identifikimi i mbi 1 mijë keqpërdorueseve i bie 0,2% e të gjitha konsumatorëve, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa Kadri Kadriu, zëvendës krye shef ekzekutiv i KOSST ka thënë se hapja e tregut me Shqipërinë është në proces.
“Hapja e tregut që ka qenë kërkesë ligjit nuk ka ndodhë, jemi në proces, Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar memorandumin për një treg të përbashkët dhe rritja e tregut është konsideruar shumë përfituese“, ka thënë ai.
Kadriu ka shtuar se mekanizimi i balancit është i domosdoshëm për hapjen e tregut. “Mekanizimi balancues është i rëndësishëm për hapjen e tregut sepse mundësin që diferencat mes konsumit dhe prodhimit të jenë të balancuar “, ka thënë ai. Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...