Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Ismajl Kurteshi kanë mbajtur sot mbledhje me kryetarët dhe koordinatorët e qendrave të VV-së.
Sipas komunikatës së lëshuar nga VV, vetëm për tre muajt e fundit janë anëtarësuar mbi dy mijë persona në këtë subjekt politik.
“Në mbledhje u diskutua për gjendjen organizative në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë në situatën në strukturat e Qendrave. Drejtuesit anembanë Kosovës dhe ata nga mërgata paraqitën të arriturat dhe sfidat në planet dhe punët e Qendrave me ç’rast u potencua rëndësia e iniciativës dhe mbikëqyrjes. Të gjitha Qendrat e Lëvizjes janë të angazhuara në zgjerimin e strukturave të tyre, duke formuar Pika të reja dhe duke i shtuar radhët me anëtarë të rinj. Kështu, nga informatat që vijnë nga terreni, ka një trend pozitiv dhe inkurajues: në tre muajt e fundit, pra në vitin 2018, ka mbi dy mijë anëtarësime të reja në Lëvizjen Vetëvendosjes”.
“Kryetari, Albin Kurti, i njoftoi përfaqësuesit e Qendrave me zhvillimet politike në vend, duke iu referuar posaçërisht ngjarjeve të javës së fundit, dhe qëndrimeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përkitazi me to. Arrestimi e lirimi i Gjuriqit, tubimi inicues në veri për ringjalljen e ‘Zajednicës’, dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i marrëveshjes për ‘Demarkacionin’ me Malin e Zi, dhe, dëbimi i paligjshëm e tinëz i gjashtë shtetasve të Turqisë, ishin tema të diskutimit në këtë mbledhje të radhës të kryetarit dhe sekretarit organizativ me Qendrat”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...