Në varrezat e qytetit të Pejës iu është dhënë lamtumira e fundit dy viktimave që humbën jetën ditën e shtunë si pasojë e vërshimeve.
Nëna ( 26 vjeçare ) dhe djali i saj ( 5 vjeçar), humbën jetën të shtunën pas vërshimeve që kishte pasur në qytetin e Pejës.
Sipas rrëfimeve të familjarëve, fëmijë ka humbur jetën pasi një pjesë e kodrës ka rrëshqitur dhe e ka zënë atë, ndërsa 26 vjeçarja është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një shtëpie, raporton telegrafi.
Në nderim të viktimave sot Peja ka shpallur ditë zie.
Krerët e institucioneve si dhe komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...