Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. Në këtë seancë, e cila do të fillojë në ora 14:30, pritet vendimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.
Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e rishikuar më 6 dhjetor 2024, duke përfshirë kushtet e marrëveshjes, pasuar nga aktakuza e rishikuar më tej, dorëzuar më 17 dhjetor 2024, raporton RTKlive.
Versionet e redaktuara publike të dosjeve paraprake të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dolën më 17 dhe 20 janar 2025.
“Më 21 janar, Trupi Gjykues lëshoi versionin e redaktuar publik të Vendimit të 7 tetorit 2024 për të hedhur poshtë një pjesë të kërkesës së Mbrojtjes së Bahtijarit për ekzaminim mjekësor të z. Bahtijari në lidhje me argumente mbrojtëse të mundshme”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së, Angela Grip, më 23. 01. 2025, gjatë konferencës javore.
Sa i takon synimit të Mbrojtjes për mbledhjen e provave mjekësore për argumentet e saj, Trupi Gjykues rikujtoi se, sipas Rregullores së Ndihmës Juridike, Mbrojtjes i akordohet një fond për të marrë konsulentë të jashtëm, ku mund të përfshihen ekspertët.
“Për këtë arsye, është përgjegjësi e Mbrojtjes të mbledhë prova që i nevojiten për argumentet e saj, përfshirë prova mjekësore për të mbështetur argumente mbrojtëse të mundshme gjatë gjykimit”, tha ajo.
Ndryshe, aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit u konfirmua më 2 tetor 2023 dhe u bë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shala u konfirmua më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...