Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja) në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit.
Seancat në gjykim janë caktuar për të hënën, martën dhe të mërkurën.
Ndryshe javën e kaluar mbrojtja e Hashim Thaçit filloi paraqitjen e provave të saj me thirrjen e dëshmitarëve në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të hënën, më 15 shtator, filloi dhënien e dëshmisë Xhejms Rubin, dëshmitari i parë i thirrur nga Mbrojtja. Z. Rubin vazhdoi dëshminë të martën dhe të mërkurën, kur iu bënë pyetje nga Mbrojta dhe nga Prokuroria. Gjykatësit e Trupit Gjykues gjithashtu i bënë pyetje dëshmitarit.
Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000. Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.
Po ashtu javën e kalur edhe, dëshmitari i dytë, Pawl Uilliams dëshmoi para trupit gjykues. Williams, i prezantuar nga Mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars 1999./rtk
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...