Në qytetin e Novi Pazarit në Serbi, janë propozuar disa ndryshime të emërtimeve të rrugëve të këtij qyteti.
Emri i Shaban Polluzhës, Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit janë disa prej emrave të cilët janë propozuar për ri-emërtimet e disa rrugëve në këtë qytet.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak, megjithatë ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Përveç këtyre emrave të figurave historike të shqiptarëve, janë propozuar edhe emrat e disa figurave historike boshnjake për emërtime të këtyre rrugëve, siç është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë luftës së dytë botërore.
Me emrin e Shaban Polluzhës është propozuar të emërohet rruga në Hotkov, me emrin e Ibrahim Rugovës pritet që të emërohet rruga aktuale ‘Sutjeska’, ndërsa me emrin e Adem Demaçit rruga në vendin e quajtur ‘Lug’.
Në arsyetimin për ndryshimin e rrugëve të Sanxhakut, thuhet se emrat aktual të rrugëve nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazarit.
“Në asnjë mënyrë ato nuk pasqyrojnë atë që është Novi Pazari, dhe nuk pasqyrojnë identitetin e Novi Pazarit dhe qytetarëve të këtij vendi”, shkruan ‘telegraf.rs’, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë deputetët e Sanxhakut e kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit, pasi që propozimi i tyre ishte larguar nga rendi i ditës me vendim të Partisë Progresive të Serbisë të Aleksander Vuçiqit./GazetaExpress/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...