Sot u përkujtua 21 vjetori i ngjarjes më tragjike në Kosovën e pasluftës, ku në një aksident tragjik në Fushë Arrëz humbën jetën 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri” nga Malisheva.
Në shenjë respekti e kujtimi, janë zhvilluar nderime dhe homazhe në vendin e ngjarjes në Fushë Arrëz, si dhe te varrezat e tyre në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga familjarë të maturantëve, ish nxënës, ish profesorë dhe zyrtarë të tjerë komunalë, së bashku me zyrtarë të Bashkisë së Fushë Arrëzit, kanë bërë homazhe në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
“Ndërkaq, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë, nënkryetari i Komunës, z. Vesel Krasniqi, së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë, familjarë të maturantëve, profesorë dhe nxënës të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar kujtimin e 15 maturantëve, të cilët prehen në këtë vend”, thuhet në njoftimin e komunës./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...