Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar profesorin e Harvardit, Samuel Huntigton.
Tahiri ka thënë se deklarata e Huntigton se “ka mundur të ndodh përplasja e civilizimeve në Kosovë”, shfaq mosnjohjen e tij të civilizimit unik të shqiptarëve, si i vetmi komb në Ballkan me tre religjione.
“Megjithe respektin e madh per Profesorin e Universitetit tim dhe per librin e tij te njohur ‘ perplasja e civilizimeve’ po me vjen keq qe ai paska rene nen ndikimin e tezes serbe qe kishin bere cmos ta stigmatizojne me ‘fundamentalizem’ luften tone per lirine dhe pavaresine Kosoves! Kjo ka qene nje prej tezave serbe qe kam luftuar fuqishem gjate diplomacise sime ne kerkim te perkrahjes nderkombetare per pavaresine e Kosoves”, ka shkruar Tahiri.
Më tej, siç shkruan ajo, një prej argumenteve qe ka perdorë në takime diplomatike dhe në konferencat nderkombëtare ka qenë se kombi shqiptar i vetmi me tre religjione mund të shërbejë si faktor balancues ndaj përplasjes së mundshme mes transversales së “gjelbërt” dhe transversales “ortodokse” në Ballkan./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s