Mbrëmë janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19. Me rastet e mbrëmshme, numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 25. Prej këtyre rasteve, vetëm 214 janë aktive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 21 prej tyre.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:16 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.
IKSHP’ja dje ka njoftuar edhe për shërimin e 10 pacientëve.
“Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste”, thuhet në njoftim.
Me rastet e mbrëmshme, numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 25. Prej këtyre rasteve, vetëm 214 janë aktive, meqenëse shumica janë shëruar, derisa betejën me koronavirusin e kanë humbur 29 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes./express
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...