
Cassetti contenenti farmaci all'interno di una farmacia a Roma, in una immagine di archivio. ANSA/VIRGINIA FARNETI
Një bashkatdhetar i cili jeton në Bruksel, ka thënë për arbresh.info se pa recetë kishte marrë vetëm ndonjë paracetamol ndërsa në Bruksel nuk kishte tentuar fare të merr barna pa recetë ngase e di që është e ndaluar.
“Kam marrë, por zakonisht kam marrë ndonjë ilaç që nuk ka rrezik. Zakonisht, paracetamol. Për ndryshe antibiotik e këto të tjerat nuk i marr pa vendim të mjekut. Duhet të jetë ë ndaluar në Kosovë. Sistemi i shëndetësisë duhet të bazohet në vlerat evropiane. Problem është edhe çmimet e tyre. Për shembull paracetamoli duhet të jetë njëjte gjithkund. Është rrezik i lartë dhe shitja e tyre pa recetë”, është shprehur ky qytetar.
Edhe Shengjane Zeneli e cila kishte ardhur nga Franca, ka thënë për arbresh.info se para se të vinte në Kosovë, tentoi të merr antibiotik në Francë pa recetë por nuk ja dhanë, kurse në Kosovë e bleu pa problem.
‘’Kur jam nisur për këndej kam dashur të marr antibiotik. S’vjen në shprehje hiç. Kam kërkuar të marr barna të cilët më i ka shkruar mjeku më herët, por, përsëri nuk më kanë dhënë asgjë. Dje kam marr anabiotik në Kosovë. Ata atje sigurisht që kanë një arsyeje se nuk i japin pa recetë të mjekut. Po këtu i morra dhe më kanë ndihmuar pak se kam pasur nevojë.’’
Ndërsa qytetari Gëzim Llapashtica, mendon se njerëzit mund të dinë vetë se çfarë barnash iu duhet.
“Ka barna që nuk ka nevojë as recetë për me i ble. Kam pasur raste kur kam ble paracetamol apo diçka tjetër. Njerëzit e moshës madhore e dinë për veti se çfarë ilaç duhet të merret. Por nëse e ka ndonjë sëmundje të re, aty normal që duhet receta e mjekut.”
Kurse një qytetar që posa doli nga barnatorja, thotë se ilaçet që i bleu, i morri pa recetë edhe pse e di që është e rrezikshme për shëndet.
“Ju e dini që në Kosovë merren pa recete, edhe kësaj here i mora pa recetë. Ky ilaç është për bronhit. Zakonisht është e dëmshme me e marr pa recetë të mjekut. .Gjithkund është e ndaluar me e marr pa recetë, pse të mos jetë e ndaluar edhe këtu. Këtu ilaçet blihen si kompirat në pazar.”
Në fund takuam edhe një qytetarë që barnat i kishte blerë me recetë të mjekut.
“Këto barna i bleva me recetë të mjekut edhe me lekë.”/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/379417792716769/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...