Komuna e Rahovecit përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB) dhe Integra Consulting Sh.P.K ka bërë vlerësimin i ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Komunës së Rahovecit.
“Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është mbledhja dhe përpunimi i të dhënave ekonomike me qëllim të vlerësimit të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Rahovecit, dhe nxjerrja e rekomandimeve për masat sajuese për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Këto informata do të shërbejnë për të përcaktuar hapat e ardhshëm të Komunës për të adresuar problemet dhe sfidat e bizneseve si dhe ekonomive familjare”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, raporton arbresh.info.
Sipas këtij vlerësimit në ekonominë e Komunës së Rahovecit, duke përfshire edhe Bujqësin humbjet e krijuara gjatë kësaj periudhe janë rreth 37 milion euro.
Humbjet janë kryesisht nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, humbjet e vendeve të punës,taksa dhe tatimet e pa-inkasuar,si dhe në humbjet të ndryshme gjatë kësaj kohe./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin