Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nga COVID-19 janë duke u trajtuar 11 gra gjendja e të cilave është stabile.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismajli.
Në një përgjigje me shkrim për 21media, ka thënë se asnjëra nga të hospitalizuarat nuk është në gjendje të rëndë.
“Shtatzënat duhet të kontrollohen te gjinekologu. Format e lehta trajtohen veq me terapi vitamina dhe paracetamol”, ka thënë Ismajli.
Ky i fundit ka treguar se gratë shtatzëna të prekura me COVID-19 duhet t’i bëjnë disa analiza rutinore si hemogrami, CRP, D-Dimeri.
Ndërkohë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njohur se 172 pacientë janë të spitalizuar dhe janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.
Sipas ShKUK-së, 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekim intensiv./21media/
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh