Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (ShSKUK) është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, që zgjati rreth 5 orë, te një pacient 58-vjeçar, me ndihmën e ekipit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantëve të Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Operacioni ishte fokusuar në arteriet kryesore të barkut, ku pacienti kishte pesë sëmundje të rëndësishme vaskulare.
“Në arteriet kryesore të barkut, pacienti kishte 5 sëmundje të këtyre arterieve, Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike. Në vazhdimsi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë. Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve.
“Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve. Për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak. Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto – arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje, thuhet se pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...