Policia Kosovës në kampin ‘Vrella’ kanë mbajtur një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan.
“Sot, më datë 24.03.2022 në kampin ‘Vrella’, Policia e Kosovës mbajti një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan”, thuhet në njoftim.
Përmes këtij ushtrimi Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të profileve të ndryshme, si nga njësitet speciale, njësitet e reagimit të shpejtë, njësitet për trajtimin e materieve të rrezikshme, njësitet e rendit publik, ekipet mjekësore etj., demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës, përmes realizimit të trajnimeve dhe ushtrimeve në nivele të ndryshme, po dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e saj, për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, e pajisur me mjetet e nevojshme policore me qëllim të përmbushjes së synimeve dhe objektivave strategjike, në interes të sigurisë së përgjithshme.
Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua ministri Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm Mehmeti, të cilët vlerësuan lartë angazhimin, përkushtimin dhe realizimin e ushtrimit në mënyrë mjaft profesionale, dhe me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe është e gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme, në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe vendin./arbresh.info/
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...