Me rastin e 18 vjetorit të amshimit të presidentit Rugova, është mbajtur akademia përkujtimore në Mynih
Dega e LDK-së për Bavari, me kryetare Saranda Musliu dhe nëndegët e saj: në Starnberg me kryetar Ibrahim Potoku; në Mynih me kryetar Milaim Gërvalla dhe Oberbayern me kryetar Rexhep Nikçi, organizuan Akademi përkujtimore, në nderim të Presidentit Rugova dhe të heronjve të rënë në muajin janar.
“Janari i përflakur, dhimbje fisnike”, është emërtuar Akademia përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, në 18 vjetorin e amshimit. Skenari i menduar mirë dhe paraqitja skenike domëthënëse. Janë heronjtë e janarit, në mes tyre ikona e pavarësisë, Presidenti Rugova. Në foltore moderatori Blerim Cakiqi, në anësore studenti Florian Zymeri operon me zërimin e hymneve: Kombëtar, Dardan dhe Shtetëror, që pason me heshtjen nderuese për dëshmorët e lirisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...