Nga dita e martë parashihet rënie e temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
Ditën e mërkurë nuk parashihen të reshura, të cilat rikthehen mbrëmjen e së enjtes dhe ditën e premte. Në fundjavë mbetet mot me vransira dhe mundësi për reshje lokale shiu.
Datat:
12.10 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, që më vonë vende-vende do të jenë më intensive, të shoqëruara edhe me bubullimë. Gjatë mbrëmjes pritet të fryj edhe erë.
13.10 – Më freskët. Në mëngjes kryesisht vranët me reshje lokale shiu. Ditën pjesërisht vranët.
14.10 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
15.10 – Në mëngjes me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje sërish priten të reshura shiu.
16.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Në përgjithësi temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, për këtë periudhë kohorë, me përjashtim të ditës së martë që maksimalet do të zbresin ndjeshëm. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet zbresin nga 21C, të hënën, në 14C ditën e martë, e më pas rriten gradualisht në 18C.
Era do të fryej mesatare dhe e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 4-15m/s.
Shtypja atmosferike të martën pëson rënie të theksuar nën vlera normale, e më pas gradualisht në rritje.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit