Rreth 120 gramë drogë ishin nisur përmes postës nga Gjermania për në Kosovë. Policia raporton se zyrtarët për zhdoganim postar në janar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 120 gramë.
Lidhur me rastin më 21 qershor rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Zyra për zhdoganim postar, Prishtinë 08.01.019 – 10:00. Raportohet se zyrtaret për zhdoganim postar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 120 gramë. Lidhur me rastin me datën 21.06.2019 rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...