Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot në një konferencë për media ka prezantuar 10 vendimet e menjëhershme që do të marrë si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit, ku një nga prioritet e tij është edhe ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Ismaili theksoi se ky projekt është urgjent dhe jetik për qytetarët e Prishtinës, të cilët prej dekadash kanë mbetur pa spital të vetin. “Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, për kaos e bllokada që ia vështirësojnë jetën qytetarëve. Nuk ka kohë për plane 10-vjeçare e projekte futuristike. Ka ardhur koha që qytetarët e Prishtinës të marrin trajtimin e merituar në qytetin e tyre,” tha ai.
Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, sipas Ismailit, nuk është një ide e re: plani për këtë projekt është përgatitur që nga koha kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Sot, ai e quajti këtë zotim si një ndër hapat e parë të pandalshëm në rast se zgjidhet kryetar i kryqytetit.
Përveç spitalit, Ismaili ka prezantuar edhe 10 vendimet e para që do të ndërmarrë si kryetar:
Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë;
Pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë;
Fillimi i procedurave për krijimin e Qendrës Dixhitale të Menaxhimit të Trafikut;
Fillimi i procedurave për blerjen e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave;
Krijimi i taskforcës për ndriçimin e 1,000 rrugëve të Prishtinës;
Fillimi i procesit për ndërtimin e një strehimoreje të re për trajtimin e qenve endacakë;
Fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla;
Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për lirimin e trotuareve të bllokuara;
Krijimi i taskforcës për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës;
Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerë dhe agrobiznese.
Në fund të konferencës, Ismaili ka bërë nënshkrimin formal të këtyre zotimeve, duke e quajtur 13 tetorin momentin e nisjes së një epoke të re për Prishtinën./Arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...