Më 5 prill, punëtori i KEDS-it, Bashkim Krasniqi kishte shkuar në punë, ku kishte marr lëndime trupore, për çka iu desh të shkonte për trajtim në Turqi.
Ai gjatë orarit të punës, derisa po monitoronte tensionin e lartë të një trafoje, dikush e lëshoi rrymën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, shkruan Indeksonline.
Sot pas rreth dy javësh, Bashkim Krasniqi ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’i mbijetoj lëndimeve.
Këtë e ka konfirmuar Federata Sindikale e Pavarur ElektroKosova, duke treguar se Bashkimi ka punuar në ekipin e prishjes së trafove dhe se ishte një nga punëtorët më të dalluar.
Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Për fatkeqësinë e Bashkimit kishte drejtuar akuza drejt KEDS-it, motra e tij e cila kishte thënë se menaxhmenti nuk po interesohej fare për shëndetin e punëtorit në fjalë, për çka kishte raportuar Indeksonline.

Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%