Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e KFOR-it.
Osmani theksoi se për 25 vjet, KFOR-i ka qenë krah për krah me Kosovën, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi të qetë, të sigurt dhe paqësor.
“KFOR-i mbetet misioni më i suksesshëm dhe më i gjatë. Në emër të vendit tim, dua të konfirmoj angazhimin e vazhdueshëm të popullit të Kosovës”, tha Osmani.
Presidentja falënderoi gjeneralin Özkan Ulutaş për përkushtimin e tij dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në sigurimin e paqes dhe sigurisë./Arbresh.info/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin