Pas dy orësh diskutim me dyer të mbyllura, është ndërprerë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po i heton rrethanat e dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se mbledhja pritet të vazhdojë sërish ne orën 16:00.
“Gjatë mbledhjes kishte kërkesa nëse ia vlen të kërkohet t’i vazhdohet mandati komisionit Mirëpo, u morëm vesh që në 16:00 të mblidhemi prapë dhe për disa ore t’i jam vërejtjet e sugjerimet secili. Eventualisht t’i përmirësojmë aty për aty”, ka thënë ai.
Selmanaj ka shtuar se ndryshe nga mbledhjet e tjera, këtë mbledhje është vërejtur një disponim më pozitiv i deputetëve të pushtetit.
“Po shpresojmë që prej orës 16:00 deri në orën 20:00 ta përfundojmë këtë procedurë dhe të mërkurën ta hedhim Draft-raportin në votim”, ka thënë ai.
Mandati i këtij komisioni përfundon këtë të mërkure. Të premten qe kaloi, mbledhja ka dështuar për shkak se kanë munguar deputetët e pushtetit.
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për r...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
Vinicius Jr-Real Madrid, përplasjet vazhdojnë
Zbulim tronditës, fjalëkalimi i sigurisë së Luvrit ishte thj...
LVV: Në Prizren flasim me projekte konkrete