Administrata e Komunës së Skenderajt dhe udhëheqja më e lartë e komunës, pas një konsultimi të përbashkët në mesditën e sotme kanë vendosur që të ndërpresin grevën e filluar sot në orën 8:00.
Vendim për ndërprerjen e grevës ka ardhur duke respektuar nevojat e qytetarëve për shërbime administrative komunale, thuhet në njoftim.
Më këtë rast, punëtorët e Administratës Komunale dhe Udhëheqja e Komunës së Skenderajt, bëjnë me dije se puna në institucionet komunale do të vazhdojë normalisht në pjesën e mbetur të ditës së sotme dhe në ditët në vijim.
“Po ashtu e njoftojmë opinionin publik se kërkesat tona për trajtim human dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore sipas konventave ndërkombëtare për z. Lushtaku, do të vazhdojnë në forma të tjera. Edhe një herë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Skenderajt për vonesat në marrjen e shërbimeve gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...