Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit në Zveçan.
Si pasojë, sipas KRU “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.
“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet”.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!