Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla tha se Ministria që ajo drejton, raportin për suolmin terrorist në Bansjkë e ka përcjellë te ndërkombëtaret qysh në tetor të vitit të kaluar.
Ajo thotë se ndërkombëtarët janë të tronditur kur e shohin atë raport, për shkak se aty ka edhe fotografi të ndryshme që e tregojnë sa masiv ka qenë sulmi.
“Në përgjithësi, janë shumë të tronditur kur ua japim atë raport, sepse aty ka edhe fotografi të ndryshme të cilat e shpjegojnë, jo vetëm sa masiv ka qenë ai sulm, por shpjegojmë edhe origjinën e armëve, që janë aty, sasinë e armëve, përshkrimin e armëve e tjerë e tjerë. Zakonisht, partnerët me të cilët bisedoj dhe u jap në dorë, janë mjaft të tronditur nga përmbajtja e tij. Por, është shumë me rëndësi të thuhet që informacionet janë dhe informacionet, faktet që ne i kemi futur në atë raport janë të verifikueshme në Kosovë”, tha Gërvalla.
Ajo thotë se përse Prokuroria ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, atë ende nuk e di.
“Nuk është që ne nuk kemi përfaqësues ndërkombëtarë që po të ketë dilema rreth vërtetësisë së atyre fakteve, u dashka të presim Prokurorinë dhe Gjykatën. Krejt tjetër temë është për ne, pse Prokuroria ende, gjashtë muaj më pas nuk e ka ngritur asnjë aktakuzë të vetme për rrethana të cilat qartë e tregojnë”, tha Gërvalla. /atv/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...