Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar ndërhyrjen në Universitetin e Novi Pazarit, që sipas tij është përpjekje për të shuar betejën e studentëve boshnjakë për barazi dhe shtet të së drejtës.
Sipas tij, kjo ndërhyrje u bë për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues.
Ai tha se kjo flet qartë për gatishmërinë e këtij regjimi, siç u shpreh ai, për të heshtur zërin kritik dhe për të vrarë energjinë studentore.
Kamberi tha se studentët prej muajsh po përpiqen ta ‘çkapin” shtetin nga strukturat autokratike.
“Pse pikërisht Novi Pazari dhe pse pikërisht ky universitet? E qartë: Nxitja e konfliktit në zona të banuara me qytetarë nga radhët e pakicave – për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues e antishtetërorë. Një taktikë e vjetër nga repertoari i të ’90-ve”, shkroi ndër tjerash ai.
Ndryshe, persona të paidentifikuar, të shoqëruar nga përfaqësues të administratës, hynë në ndërtesën e Universitetit Shtetëror në Novi Pazar këtë mëngjes dhe i nxorën me forcë studentët që morën pjesë në bllokadën e atij institucioni. /Arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...