Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është marrë vendim për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Segmenti i prekur është ai nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.
Sipas njoftimit të policisë, qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.
“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës arreston shtetasin e huaj, ishte i kërkuar...
Spiropali njofton vizitë në Kiev gjatë javës: Krimet barbare...
Termokos: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngr...
Pacolli uron një fillim të mbarë të këtij viti nga Parisi
Arbeloa flet para mediave për herë të parë si trajner i Real...
UNICEF: Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga arm...