Një person ka vdekur pasi është therur me thikë të shtunën mbrëma në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndaluar tashmë një të dyshuar, D.T., nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
“Dyshohet se më 16 dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, në njoftimin e Prokurorisë thuhet se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan./BetimipërDrejtësi
Lexo edhe:
I vrari në Gjilan arriti pa shenja jete në emergjencë, me shtatë plagë në trup
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...