Një person nga fshati Dobërçan i Gjilanit ka mbetur i vdekur këtë mbrëmje pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Në lidhje me rastin drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini potencoi se viktima ka qenë 29-vjeçar teksa ishte dërguar në spital me shtatë plagë.
“Personi me inicialet A.B, i lindur 1994, 29-vjeçar nga fshati Dobercan, ka ardhur në Spitalin e Gjilanit me shtatë plagë në trupë, dhe në spital është sjellë në gjendje pa shenja jete”, ka thënë Emini për Klankosova.tv
Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani bëri me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”, ka theksuar Osmani.
“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...