Është ndaluar për 48 orë i dyshuari që shkaktoi aksidentin në Qyshk të Pejës pasditen e sotme.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Prokurori i shtetit, bashkë me Inspektoratin Policor, ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’”, ka thënë Nikçi.
Ndërsa sa i përket raportimeve në media se viktima ka ndërruar jetë, Nikçi tha se lajmi nuk është i vërtetë.
Ai theksoi se e njëjta është në QKUK dhe pritet t’i nënshtrohet disa intervenimeve./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Goditet me veturë këmbësorja në Pejë, gjendja e saj shëndetësore e rëndë
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116