Një pasagjer në fluturimin Londër–Prishtinë është kapur nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke tentuar të fusë në Kosovë para të padeklaruara në shumën prej 9,500 funta (11,033 €).
Sipas policisë, 25% e shumës është konfiskuar sipas procedurave ligjore.
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
“Sipas procedurave standarde të kontrollit kufitar, gjatë kontrollit të një pasagjeri është vërejtur se i njëjti posedonte mjete monetare mbi sasinë e lejuar prej 9,500.00 £ (11,033.00 €), me ç’rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet konform autorizimeve ligjore që ka Policia e Kosovës,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas procedurave ligjore, 25% e shumës së padeklaruar është konfiskuar.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim si pjesë e masave parandaluese ndaj veprimtarive të jashtëligjshme.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova