Dogana e Kosovës njofton se në pikën doganore te Hani i Elezit është parandaluar një tentim kontrabandimi të medikamenteve.
Siç thuhet në njoftim, drejtuesi i automjetit me targa kosovare gjatë paraqitjes për kontroll doganore ka deklaruar se nuk ka mall për të deklaruar, mirëpo oficerët doganor gjatë kontrollit kanë zbuluar medikamente të fshehura në gomat rezervë, përcjell Arbresh.info.
“Një automjete me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automejtit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, etj”, thuhet në njoftim.
Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK