Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë ndaluar tre persona për 48 orë lidhur me 1 milion eurot e padeklaruara që u kapën sot në Merdare.
Sipas njoftimit, ata dyshohen për veprën penale “shpëlarja e parave”.
Të dyshuar janë A.L, A.K dhe E.A.
“Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash. Sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se shuma arrin në një milion euro. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...