Pas deklaratës së deputetit Fitim Uka, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka kërkuar fjalën për deklarim në Kuvend, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka lejuar kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci.
“Nëse do për replikë tash, pastaj nëse e ki për deklarim”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, duke përsëritur se kështu janë rregullat.
Pas kësaj deklarate të Nagavcit kanë reaguar nga ekzekutivi duke thënë se Qeveria mund të marrë fjalën kur të dojë në seancë.
Pavarësisht kësaj e drejta për deklarim iu është dhënë deputetit të LDK’së, Ilir Feratit, i cili ka qenë i hapur për t’ia kaluar radhën ministrit Zemaj.
“Armend a pe do fjalën”, ka thënë deputeti i LDK’së.
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te varri i heroit Agron Rrahman...