Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka shprehur ngushëllime familjeve Syla, Delina dhe Bibaj për tre të rinjët që humbën jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq të lënduarve, Nagavci u ka uruar shërim të shpejtë.
Tutje ajo ka thënë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.
“Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.”, përfundoi ajo.
Kujtojmë që aksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Dyshohet se pas një garë mes dy veturave në autostradë, i dyshuari ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre këmbësor duke u shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, si dhe tre të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tre të vdekur nga një aksidenti i rëndë në Prizren, Policia thotë se po garonin me vetura
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...