Ragmi Mustafi këshilltari i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se viti i ri 2024 po fillon me lajme të mira për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Me heqjen e stikersave dhe lëvizja e papenguar me targa RKS, ne jemi më afër se kurrë me vëllezërit e motrat tona në Kosovë. Jemi më afër seç ishim dje, e neser edhe më afër seç jemi sot, me përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës”, ka shkruar ai, përcjell Arbresh.info.
Tutje Mustafi shtoi se qytetarët e Luginës paguanin sigurime shtesë për të takuar familjarët e tyre teksa tani, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Pra, reciprociteti për barazi i jep edhe një mundësi më të madhe Luginës së Preshevës. Tani edhe do të vizitojmë e komunikojmë me Kosovën, edhe Kosova do të viziton e komunikon me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën pa pengesa dhe pa kosto shtesë”, shtoi ai.
Në fund ai ka uruar të gjithë për liberalizimin e vizave.
“Urime, për tej liberalizimit të vizave. Më afër Prishtina, më afër Lugina!, përfundon shkrimi i këshilltarit të zëvendëskryeministrit Bislimi./Arbresh.info/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme