Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit francez Manuel Valls, duke i uruar Ditën Kombëtare të Francës.
“Duke i shprehur përgëzimet më të sinqerta, Mustafa, në telegram thekson se kjo është një ditë e rëndësishme për Republikën e Francës, dhe se kjo është një ditë që simbolizon një vend në të cilin kanë lindur të drejtat dhe liritë e njeriut”, thuhet në njoftim.
“Jam i bindur se partneriteti ndërmjet dy vendeve tona dhe bashkëpunimi do të zgjerohen edhe më tutje. Vizioni ynë për paqe dhe dialog, për sundim të ligjit dhe demokraci, si dhe zhvillim, do të na udhëheqin ne në përpjekjet tona”, shprehet Mustafa, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për marrëdhëniet bilaterale Franko-Kosovare, si dhe duke theksuar se këto raporte do të jenë gjithmonë prioritet strategjik për Kosovën.
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...